Arrestohet 64-vjeçari në Vlorë, kërcënoi me armë djalin
Policia e Vlorës ka vënë në pranga ditën e sotme një 64-vjeçar, pasi ka kërcënuar me armë zjarri djalin e tij.
Siç bëhet me dije ngjarja ka ndodhur në banesën e tij në fshatin Mesaplik, kur për motive të dobëta Qani Gabai ka kanosur me armë zjarri djalin e tij L.G., 36 vjeç.
Policia sqaron se gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.
Blutë e Vlorës ka vënë në pranga të moshuarin, ndërsa materialet hetimore ia ka kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Selenicë,Vlorë
Kanos të birin me armë zjarri, arrestohet menjëherë nga Policia!
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin:
Qani Gabaj, 64 vjeç, banues në Mesaplik, Selenicë.
Shtetasi i lartpërmendur, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.G., 36 vjeç.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



