E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  administratori i firmës ndërtuese në Tiranë
Lajme

Arrestohet administratori i firmës ndërtuese në Tiranë

Shiti disa herë të njëjtat apartamente

Një administrator i një firme ndërtimi është arrestuar nga policia nën akuzën e mashtrimit duke u shitur të njëjtin apartament disa herë personave të ndryshëm.

Në pranga ka rënë Sabri Shera, banues në Tiranë.

Në cilësinë e administratorit të firmës, Sabri Shera ka përpiluar 2 ose më shumë kontrata shitjeje për të njëjtat apartamente.

Nëpërmjet kësaj veprimtarie kriminale, administratori i firmës ka përfituar shuma të konsiderueshme parash, në 8 raste të ndryshme.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi” me pasoja të rënda dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.