E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet administratori në Tiranë, nën hetim ekonomistja
Lajme

Arrestohet administratori në Tiranë, nën hetim ekonomistja

Një 59-vjeçar në Tiranë i identifikuar si Kujtim Mersini është arrestuar nga policia, pasi ka vjedhur 28 mln lekë të rinj nga të ardhurat e një kompanie private ku punonte si administrator.
Nën hetim është vënë edhe bashkëpunëtorja e tij, ekonomiste pranë kësaj kompanie. Në lidhje me këtë çështje materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Administratori”, i zhvilluar nga Sektori për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.  Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi”.

Procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij. Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Administratori”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit K. M., 59 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas, gjatë ushtrimit të detyrës si administrator në një kompani private, për një periudhë 3-vjeçare, nga viti 2018 deri në vitin 2021, duke shpërdoruar detyrën, ka vjedhur 28 milionë lekë të rinj nga të ardhurat e kompanisë.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja N. Gj., me detyrë ekonomiste. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.