E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt
Flash

Arrestohet Aldo Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt

Aldo (Elidon) Avdylaj, nipi i Astrit Avdylajt, është arrestuar në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë, për organizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ka raportuar se Avdylaj ishte shpallur në kërkim dhe u kap pas një hetimi të gjerë nga SPAK.

Sipas përgjimeve të siguruara nga organet e hetimit, Aldo Avdylaj ka thënë se është i gatshëm të vrasë “10 veta” nëse i kërkohet, duke treguar kështu përfshirjen e tij të mundshme në aktet e dhunshme të grupit kriminal të Avdylajve.

Hetimet e SPAK kanë sugjeruar se atentati ndaj Bregut ishte një vrasje për hakmarrje, e cila lidhet drejtpërdrejt me grupin kriminal të Avdylajve. Raportohet se pas një përplasjeje të fortë mes grupeve, Bregu kishte vendosur të eliminojë Aldo Avdylajn. Si kundërpërgjigje, Astrit Avdyli, një emër i njohur i botës së krimit, i cili është i përfshirë edhe në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ka urdhëruar eliminimin e Bregut.

Sipas hetimeve, një nga pjesëtarët e grupit të Avdylajve, Enea Kume, ka luajtur rolin e informatorit, duke dhënë informacion të rëndësishëm mbi lëvizjet e Bregut dhe duke ndihmuar në përgatitjen dhe realizimin e atentatit. Për këtë arsye, ai është arrestuar dhe akuzohet për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.

Në realizimin e atentatit ndaj Edmir Bregut, dyshohet se rolin e vrasësit e ka pasur Alfred Doka, i cili, sipas hetimeve, ka vepruar kundrejt një pagese për të kryer krimin.

Ky arrest është një tjetër hap përpara në përpjekjet e SPAK për të goditur grupe të fuqishme kriminale, të cilat veprojnë në Shqipëri dhe që përfshihen në aktivitete të paligjshme, përfshirë vrasjet dhe hakmarrjet mes grupeve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.