E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Cherry, DJ i njohur i emsionit të Arian Çanit
Publik News

Arrestohet Cherry, DJ i njohur i emsionit të Arian Çanit

Ardian Kola, i njohur për publikun si Dj Cherry, dj i emisionit të Arian Çanit, është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet si autor i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia njofton se dj i njohur merrte para dhe ndihmonte refugjatët. Ai ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij, kur është pikasur nga policia.

Njoftimi i policise

Ky shtetas më datë 19.06.2022, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin, por ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi dhe më pas ka braktisur automjetin me të cilin dyshohet se po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.