Arrestohet deputeti i PS Jurgis Çyrbja
Ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Çyrbja është denoncuar nga Edi Paloka vite më parë, kur ishte drejtor hipoteke në Durrës.
Mësohet se Çyrbja akuzohet për ndryshimin e disa praktikave të pronave në qytetin e Durrësit.
SPAK dhe Policia kanë informuar se është arrestuar ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Ai u mor i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për një denoncim nga Edi Paloka disa vite më parë, kur Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit.
SPAK nuk ka dalë ende me një deklaratë për media. Çyrbja pasi u mor i pandehur, dha dorëheqjen si deputet i Partisë Socialiste. Ai akuzohet për shpërdorim detyre, për ndryshimin e disa praktikave të pronave në Durrës.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave legalizimi për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm, duke realizuar kështu mbivendosje prone.
Nga 2021 deri më sot, ky hetim është udhëhequr nga prokurori i SPAK, Dritan Prençi.
Vetë Çyrbja teksa dha shpjegime për 5 orë me rradhe, kur doli nga SPAK deklaroi se nuk ishte marë i pandehur. Por në të njëjtën kohë nuk vuri në dukje në media se kishte kërkuar dorëheqjen nga mandati i deputetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



