E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet dhe lirohet pas disa orësh Arben Goxha, pronari ‘AMG SHPK’ për skandalin e salmonelës
Lajme

Arrestohet dhe lirohet pas disa orësh Arben Goxha, pronari ‘AMG SHPK’ për skandalin e salmonelës

Pronari i kompanisë “AMG SHPK”, Arben Goxha 50 vjeç, është ndaluar nga policia lidhur me skandalin e filetove të pulës me salmonelë, pasi ishte shpallur në kërkim.

 Goxha ishte ndaluar në Elbasan për llogari të Policisë së Tiranës, për veprën penale të importit, prodhimit dhe shitjes së ushqimeve të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Arben Goxha iu dorëzua bluve të Tiranës dhe pas konsultimit me prokurorin e çështjes, 50-vjeçari u la i lirë pasi u vendos procesimi penal në gjendje të lirë ndaj tij.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Nën hetim për këtë ngjarje është edhe vëllai i tij Mondi Goxha, si dhe 3 inspektorë të AKU-së.

Në Shqipëri hyri një ngarkesë prej 7.8 ton fileto pule me salmonelë, prej të cilave mbi 2 ton përfunduan në tregjet shqiptare, kurse sasia tjetër është bllokuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.