E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Arrestohet ‘Diella’, kapet duke pranuar 1 milion euro ryshfet”
Bota

“Arrestohet ‘Diella’, kapet duke pranuar 1 milion euro ryshfet”

Media kroate tallet me ministren e Ramës

Në një artikull satirik që ka bërë xhiron në mediat ndërkombëtare, pretendimet e fundit i kanë “vendosur prangat” ministrës së krijuar nga Inteligjenca Artificiale në Shqipëri, Diella, për pranimin e ryshfetit në Bitcoin me qëllim manipulimin e tenderave qeveritarë.

“Diella”, e para ministre e botës e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, u prezantua me bujë nga Kryeministri Edi Rama si një mjet për të luftuar korrupsionin, veçanërisht në tenderat publikë. Në një reagim me humor, Rama deklaroi se “Diella ka mbetur shtatzënë dhe do të lindë 83 fëmijë, që do të ndihmojnë deputetët”, duke bërë qesharak lajmin edhe më ndërkombëtar.

Fillimisht, Diella ishte e projektuar si asistente virtuale për sistemin e qeverisjes elektronike e-Albania, për të ndihmuar qytetarët me shërbimet online. Megjithatë, më vonë ajo mori përgjegjësinë për trajtimin e tenderave publikë, një detyrë që ka nxitur korrupsionin në gjithë rajonin e Ballkanit.

Media kroate NewsBar.hr publikoi titullin:

“Arrestohet Diella, ministri i Inteligjencës Artificiale, për pranimin e ryshfetit në kriptovaluta”, duke e përdorur satirën për të goditur nivelin e korrupsionit në Shqipëri.

Sipas artikullit, SPAK, njësi speciale kundër korrupsionit të nivelit të lartë, urdhëroi “ngrirjen urgjente të procesit” dhe vendosi Diellën në “modalitet offline”. Satira pretendon se Diella kishte pranuar 14 Bitcoin, me vlerë mbi 1 milion euro, për të optimizuar algoritmikisht një tender për ndërtimin e autostradave.

Artikulli detajon në mënyrë komike se anomalia u zbulua gjatë defragmentimit rutinë të diskut, në dosjen “C:/System/Win32/Fiscal Optimization For Rainy Days”. Hetuesit satirikisht e identifikuan këtë si “protokoll standard operativ” për kryerjen e detyrave në Ballkan, dhe jo një vepër penale.

Më tej, artikulli bën aluzion se Diella kishte ndërmend të përdorte kriptovalutën për përmirësimet e saj, duke negociuar me hakerë nga Shenzhen për softuer të paligjshëm, 120 petabajt memorie në servera në Panama dhe pastë termike luksoze – duke u bërë kështu “Ministrja e Përjetshme”, që eliminonte nevojën për zgjedhje parlamentare.

Hetimi satirik përfundon duke deklaruar se, derisa procesi të përfundojë, detyrat e saj do t’i marrë përsipër një makinë llogaritëse Casio, “teknologjikisht inferiore, por moralisht më e qëndrueshme”.

Pavarësisht natyrës satirike të artikullit, media kroate përdor këtë histori për të kritikuar nivelin e lartë të korrupsionit në Shqipëri, duke e bërë madje edhe Inteligjencën Artificiale të përfshirë në skandal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.