E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet drejtuesja e mjetit  që përplasi këmbësorin
Publik News

Arrestohet drejtuesja e mjetit që përplasi këmbësorin

Policia ka dhënë detja mbi aksidentin e rëndë që ndodhi pak më parë në qendër të Tiranës ku një makinë në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një burrë që po kalonte me biçikletë pranë vijave të bardha.

 

Drejtuesja e makinës me iniciale M.V është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme, ndërsa i plagosuri i cili është dërguar menjëherë në spital nën kujdesin e mjekëve ende nuk është identifikuar.

Kujtojmë se burri i cili kishte vënë maskë dhe doreza për tu mbrojtur nga koronavirusi, ka qenë duke kaluar kur makina ka ardhur me shpejtësi dhe e ka përplasur duke e lënë të shtrirë në tokë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 12.03.2020, rreth orës 09:50, tek vendi i quajtur Ushtari i Panjohur, një mjet me drejtuesen shtetasen M.V., në rrethana ende të paqarta ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikur i cili është dërguar menjeherë në spital dhe ndodhet nënkujdesin e mjekëve.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariatin Nr.1 për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.