E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet efektivi i Gardës, i dehur përplasi tre automjete
Lajme

Arrestohet efektivi i Gardës, i dehur përplasi tre automjete

Një efektiv i Gardës së Republikës është arrestuar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi ka përplasur 3 makina të parkuara në gjendje të dehur dhe është larguar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të 30 prillit, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit në Tiranë.

Inspektori A.LL., rezulton se ka qenë në gjendje të dehur. Pasi është arrestuar është dërguar në komisariatin numër 4, ku i është bërë edhe testi i alkoolit, i cili ka rezultuar pozitiv.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor A.LL., 49 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi.

Arrestimi u krye pasi rreth orës 20:00, duke udhëtuar me automjetin e tij në vendin e quajtur Kryqëzimi i Porcelanit, rruga “Zini Sako” ka dëmtuar tre automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është kapur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 4, ku nga veprimet proceduriale ka rezultuar nën efektin e alkoolit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit” dhe “Largim nga vendi aksidentit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.