Arrestohet Gjeli me tre mbiemra, i Fushë Krujës
Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar në Fushë Krujë, bën të ditur policia e Shtetit.
Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se, në Fushë Krujë është arrestuar Leonard Gjeli, 38 vjeç i cili njihej edhe si Leonard Mamli dhe Leonard Noka.
Arrestimi i Gjelit është bërë në një makinë luksoze ‘Audi’ që drejtohej nga Xhentil Çypi, 33 vjeç, edhe ky i vënë në pranga bashkë me 38-vjeçarin.
Edhe në Shkodër është vënë në pranga një person, i cili qarkullonte me armë me vete.
Bëhet fjalë për Saed Muça, 33 vjeç, i cili qarkullonte me pistoletë që e mbante në makinë.
Njoftimi i Policisë së Shtetit:
Policia e Shtetit/Kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri.
Kontrollet u përqendruan në të gjitha qarqet e vendit dhe gjatë tyre u angazhuan Forcat Operacionale dhe ato Shqiponja të DVP-ve, si dhe FNSH-të Tiranë, Fier e Shkodër.
Sekuestrohen dy armë zjarri, një në Fushë Krujë dhe një në Shkodër, vihen në pranga 3 shtetas.
Kapet në Fushë Krujë një 38-vjeçar me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtes pa leje, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak. Në pranga edhe një 33-vjeçar që transportonte personin që kishte armë zjarri me vete.
Gjithashtu, kapet në Shkodër një 33-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri dhe municion luftarak, me automjet.
Dhjetëra persona me precedentë kriminal u shoqëruan në ambientet e DVP-ve dhe të Komisariateve në varësi, për verifikim.
Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për ushtrimin e kontrolleve të befasishme në qendrat urbane dhe akset rrugore nacionale dhe ato kryesore rurale, me qëllim kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri e lëndë narkotike, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, në të gjitha qarqet e vendit, u organizuan kontrolle në lëvizje, ku u përfshinë forcat operacionale të DVP-ve, Shqiponjat dhe FNSH-të.
Si rezultat i kontrolleve në Fushë Krujë, nga Forcat Operacionale të DVP-Durrës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe FNSH Tiranë, u kapën në flagrancë shtetasit:
– Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., 38 vjec, banues në Kurbin dhe Xh. Ç., 28 vjec, banues në Luz, Fushë Krujë.
Këta shtetas qarkullonin me një mjet tip ‘Audi’ nga Luzi për në qendër të Fushë Krujës, me drejtues shtetasin XH. Ç. dhe pasagjer shtetasi Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N.
Në momentin e ndalimit, këta shtetas kanë tentuar të largohen me automjet por janë neutralizuar nga ndërhyrja me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë.
Gjatë kontrollit të shtetasit Leonard Gjeli alias L. M. alias L. N., shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me mulli dhe municion luftarak.
Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprat penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Moskallëzimi i krimit’;
Po gjatë operacionit, në Shkodër, Forcat e Posaçme ‘Shqiponja’ dhe ato Operacionale të Shkodrës, me mbështetjen e FNSH-së, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:
– S. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe municon luftarak, në automjet.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve të befasishme në të gjithë vendin, janë shoqëruar dhjetëra persona me precedentë kriminal për verifikim
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



