E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet gjirokastriti 41 vjecar për trafik klandestinësh
Publik News

Arrestohet gjirokastriti 41 vjecar për trafik klandestinësh

Policia vijon arrestimet ndaj trafikantëve klandestinë.

Perlat Seferi 41 vjec nga Gjirokastra, është prangosur nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Kanë qenë punonjësit e Policisë së Pikës së Kalimit Kufitar në Kakavije, ata që pikasën veprimin ilegal të 41 vjecarit gjirokastrit  i cili nëpërmjet vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, tentoi të siguronte hyrjen pa problem të dy sirianëve dhe dy irakenëve.

Ai u kap në flagrancë nga policët kufitarë dhe mënjeherë u dërgua në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës ku dhe u arrestua. Ndërsa klandestinët u deportuan për në Greqi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.