E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  i forti  i ‘KLANIT DUKA’
Lajme

Arrestohet i forti i ‘KLANIT DUKA’

Dalin detaje të reja nga aksioni ‘blic’ i para pak minutave në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Bëhet me dije se i arrestuari është Ilir Selmani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ilir Selmani akuzohet për vrasjen e ish-policit Santiago Malko në kryeqytet në fund të gushtit të vitit të kaluar. Ndërkaq Selmani është edhe pjesë e klanit ‘Duka’, që ndryshe quhet banda e romëve.

Roli i tij në vrasjen e Santiago Malkos, ka qenë bërja gati e automjetit me të cilin janë larguar pas ekzekutimit autorët dhe fshirja e gjurmëve të tjera të lëna në vendngjarje ndërkohë që pritej shënjestra.

I udhëzuar nga Leonard Duka, Selmani ka kthyer makinën pasi kanë shënjestruar Malkon. Më pas Ilir Selmani shfaqet në disa video teksa mbledh bishtat e cigareve që kishte hedhur në tokë Blendi Teta, survejuesi i ish-policit.

Më datë 3 mars 2020, Selmani u vu në shenjestrën e OFL e cila i dërgoi kërkesë për deklarimin e pasurisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.