E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet i riu që kërkohej për tenativë vrasje
Lajme

Arrestohet i riu që kërkohej për tenativë vrasje

Një person me rrezikshmëri të lartë është arrestuar nga poliicia e kryeqytetit.

Sipas njoftimit të policisë në zonën e rrugës së Elbasanit është arrestuar Mario (Arsen) Ndreu.

“36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftim i plotë

DVP Tiranë
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar në fushën e krimeve kundër jetës.

Vihet në pranga nga Forcat “Shqiponja” 36-vjeçari me rrezikshmëri shoqërore.

36-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim me rrezikshmëri shoqërore dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe nga informacionet e marra, organizuan punën dhe në Rrugën e Elbasanit bënë kapjen e shtetasit M(A), N., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Përmet datë 17.12.2015 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”

Ngjarja:
Ky shtetas, më datë 06.10.2015, në fshatin Gostimicë, Përmet, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin G. I. 36-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Gjirokastër, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.