Arrestohet ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi
Me urdhër të SPAK, është arrestuar ish-drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka arrestuar ish-drejtorin e Radio-Televizionit Publik Shqiptar, Thoma Gëllçi, dhe tre punonjës të këtij institucioni.
Në një njoftim për media, SPAK thekson se nga hetimet ka rezultuar se “Thoma Gëllçi me detyrë ish-Drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ka kryer shkelje ligjore në këtë proçedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashkuar nga neni 248 i Kodit Penal”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



