E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-pronari i ‘Kristalit’, akuzohet për …
Lajme

Arrestohet ish-pronari i ‘Kristalit’, akuzohet për …

Ish-pronari i ‘Kristalit’, Ahmet Muça është ndaluar mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Ndalimi i tij është bërë në bazë të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria  dhe miratuar nga Gjykata e Tiranës.

Ahmet Muça prej dy muajsh mësohet se ishte vënë nën hetim në akuzën e ‘falsifikimit të diplomave’.

Ahmet Muça është ndaluar pasi akuzohet për falsifikim dhe shitje diplomash false. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër person, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar duke ndihmuar Muçën për shitjen e diplomave.

Universiteti Kristal ka më shumë se 3 vite që është mbyllur me vendim të qeverisë Rama, por pavarësisht këtij fakti, Muça në muajt e fundit kishte vijuar që të shiste disa diploma me vlera që variojnë nga 2500 euro.

Pra, edhe pse diplomat nuk kishin asnjë vlerë, pasi universiteti ishte mbyllur, ai vijonte që të shiste diploma me logon e ‘Kristalit’ personave të ndryshëm.

Pas informacioneve, Muça u vendos në hetim dhe në përfundim u dokumentua vepra penale e falsifikimit dhe shitjes së diplomave false duke u arrestuar, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe personi tjetër me inicialet E. P.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.