E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-pronari i Universitetit “Kristal” Ahmet Muça.
Lajme

Arrestohet ish-pronari i Universitetit “Kristal” Ahmet Muça.

Muça akuzohet për falsifikim e shitje diplomash edhe pas mbylljes së Universitetit. Ish-pronari i “Kristal” është vënë në pranga ditën e sotme pas një hetimi dy-mujor nga ana e Prokuorisë me metoda speciale. Raportohet se është shpallur në kërkim edhe shtetasi E.P., i cili akuzohet se ndihmonte Muçën me procesin e diplomave që falsifikoheshin e shiteshin kundrejt shumave që nisnin nga 2500 euro. Përfitues të këtyre diplomave kanë qenë edhe persona, të paregjistruar kurrë më parë në këtë Universitet dhe vulat e datat i kishin shënuar në kohën kur “Kristali” ishte ligjërisht i hapur.

Kujtojmë se Universiteti Kristal ishte një universitet privat fitimprurës në Tiranë, themeluar në vitin 2005 nga Kompania Kristal, me pronar pikërisht Ahmet Muçaj dhe i mbyllur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në gusht 2014.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.