E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
ARRESTOHET KINEZI NË RINAS, KISHTE NË ÇANTË 80 MIJË EURO DHE STEKA PAKETASH KONTRABANDË (DETAJE)
Lajme

ARRESTOHET KINEZI NË RINAS, KISHTE NË ÇANTË 80 MIJË EURO DHE STEKA PAKETASH KONTRABANDË (DETAJE)

Arrestohet në flagrancë një shtetas kinez për “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”.

 

Policia Kufitare e Rinasit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e  Masave të përbashkët me Degën e Doganës Rinas, kanë ushtruar kontrolle të përbashkëta në pasagjerët e linjave ajrore me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve është  përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë shtetasi kinez J. L., 43 vjeç,  lindur në Kinë dhe me banim të përkohshëm në Tiranë (me leje qendrimi), të cilit gjatë kontrollit në bagazhin e dorës dhe në trup ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 80 mijë euro, 76.000 lekë dhe 2900 jen kinez.

Po gjatë kontrollit në bagazhet e dorës ju gjetën edhe 9 steka me paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Shtetasi J.L, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë” dhe  “Mosdeklarimi në kufi  i të hollave dhe i sendeve me vlerë”,

Policia bën me dije se gjatë vitit 2018 janë evidentuar  dhe goditur 13 raste të  mosdeklarimit të vlerave monetare në kufi.

48355140_572247459887991_7377941086456512512_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.