E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Klea nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë
Lajme

Arrestohet Klea nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë

Klea Gjata
Klea Gjata

Vajza në foto është 27-vjeçarja Klea Gjata, nga Lushnja, e dashura e Laert Haxhisë.

Emri i të resë është përmendur në dëshminë e Artan Tafanit, i cili u vu në pranga nga policia. Autori i grabitjes së 30 mijë eurove në Astir, është bërë i penduar i drejtësisë dhe ka zbardhur 6 vrasje.

Pas dëshmisë janë lëshuar 15 urdhër-arreste dhe deri më tani janë ekzekutuar 5 prej tyre. Në mesin e të arrestuarve është edhe Klea Gjata. Tafani u arrestua 4 ditë më parë, pasi ishte në kërkim për vjedhjen në një ‘Exchange’.

39-vjeçari, i cili rezulton të jetë pjesë e bandës kriminale të Laert Haxhiut, në Lushnjë, ka zbuluar se dy prej vrasjeve të zbardhura kanë ndodhur në Greqi ndërsa 4 të tjerat kanë ndodhur në Elbasan Korçë, Lushnje, Tepelenë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.