E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet kushëriri i Noizy-t, i dogji lokalin dy herë
Lajme

Arrestohet kushëriri i Noizy-t, i dogji lokalin dy herë

Është identifikuar dhe arrestuar autori që i vuri zjarrin lokalit të Noizyt mëngjesin e sotëm.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë shtetasi Eraldo Musteqja, kushëri me reperin Rajku. 26-vjeçari i arrestuar rezulton të jetë autor i zjarrit të ditës së sotme, zjarrit të rënë në të njëjtin lokal më datë 11 qershor dhe zjarrit në derën e banesës së nënës së Noizyt më datë 10 qershor.

Në momentin e arrestimit atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës intensive hetimore për disa raste zjarrvëniesh, të kryera gjatë periudhës 10.06.2023-29.06.2023, si dhe në kuadër të monitorimit të vazhdueshëm të situatës në nivel qarku, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përsëritësi”, në kuadër të të cilit u identifikua, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 26 vjeç.

Nga veprimet e shpejta dhe profesionale policore, 26-vjeçari (lidhje familjare e shtetasve të dëmtuar) u kap në flagrancë mëngjesin e sotëm, pasi i kishte vënë zjarrin një lokali në lagjen “Currilat”, në pronësi të shtetasit B. R. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se i njëjti shtetas i ka vënë zjarrin të njëjtit lokal, më datë 11.06.2023, si dhe derës së banesës së nënës së pronarit të këtij lokali, më datë 10.06.2023.

Në momentin e arrestimit, 26-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).

Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të këtyre rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.