E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet miku i ‘Çapjave’ Bledar Muça, si u shpëtoi 2 atentateve në 2016 (EMRA)
Publik News

Arrestohet miku i ‘Çapjave’ Bledar Muça, si u shpëtoi 2 atentateve në 2016 (EMRA)

Bledar Muça një emër i  njohur  për drejtësinë është vënë në pranga ditën e djeshme pasi ka përplasur një efektiv policie.

Bëhet me dije se Muça teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij ka përplasur efektivin e policisë së burgjeve, që quhet Hekuran Pisha, ndërkohë që ky i fundit ishte duke udhëtuar me motorr.

Polici aktualisht ndodhet në spital dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore, bën me dije report tv.

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë është arrestuar Bledar Muça, i cili njihet për disa ngjarje kriminale. Ai ndryshe njihet edhe si miku i familjes “Çapja”, një ndër më të njohurat në Elbasan.

Kujtojmë se 2 vite më parë Muça u dënua me 2 vite burg pasi goditi me armë të dy efektivëve të Grupit të Operacioneve Speciale në Policisë e Shtetit.

Sakaq dy miqtë Bledar Muça dhe Florenc Çapja, në 2016 i shpëtuan 2 atentateve të njëpasnjëshme, një prej tyre ai i 13 Shkurtit, në masakrën ku mbetën të vrarë, Agron Çapja, Eno Bedalli dhe Ardit Sinakolli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.