E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Durrës 30-vjeçari me dy mina me telekomandë të lidhura me celular
Publik News

Arrestohet në Durrës 30-vjeçari me dy mina me telekomandë të lidhura me celular

Një 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi iu zbuluan dy mina me telekomandë, të cilat do shishteshin kundrejt një çmimi prej 6 mijë euro. durres Mësohet se arrestimi i të riut, erdhi në kuadër të operacionit “Parandalimi”, në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr.9, Durrës, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Eluar Thaçi, 30 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit E. Th., i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do i shiste kundrejt shumës 6000 euro. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.