Arrestohet në Elbasan shqiptari me dy emra, ishte në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për…
Arrestohet në Elbasan një 45-vjecar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar per llogari te drejtesise italiane.
Njoftimi i plote
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorin Vendore të Policisë Elbasan pas një pune të mirë organizuar, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
• Jorgo (Gazment) Selmani, 45 vjeç, banues në Cërrik.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykatës e Barit Itali, e ka dënuar 11 vjet burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



