Arrestohet në Greqi 43-vjeçari që vrau recepsionistin e hotelit në Dhërmi
Arrestohet 43-vjeçari, që dyshohet se vrau dhe zhduku trupin e recepsionisti të një hoteli në Dhërmi.
Bëhet fjalë për Gerald Shehun, 43-vjeç, i cili dyshohet se qëlloi për vdekje në një nga dhomat e hotelit Eraldo Nevruzin dhe më pas largoi trupin.
Më pas, ai u arratis drejt Greqisë përmes pikës kufitare. Policia menjëherë njoftoi autoritete greke, të cilat kanë arritur ta ndalojnë 43-vjeçarin në një aeroport, i cili po tentonte të largohej nga shteti helen.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një hotel në Dhërmi pak pas mesnate, ku dyshohet se Gerald Shehu vrau me armë zjarri Nevruzin. Më herët, policia njoftoi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet greke për kapjen e Shehut, i cili kishte hyrë në territorin e Greqisë nga pika e kalimit kufitar e Qafë Botës.
Policia po vijon kërkimet për gjetjen e trupit të recepsionistit.
Shehu dhe Nevruzi ishin miq me njëri-tjetrin, ndërsa janë bashkëpronarë të hotelit. Nga dëshmitë, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri ku po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Mësohet se vrasja e 31-vjeçarit ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit.
Pamjet filmike nuk tregojnë qartë si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes. Lidhur me këtë ngjarje, në polici janë shoqëruar 29 persona dhe po merren në pyetje.
Në përditësim…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



