E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Mirditë shoferi dhe pasagjeri,po drejtonte makinën i dehur
Publik News

Arrestohet në Mirditë shoferi dhe pasagjeri,po drejtonte makinën i dehur

Policia e Lezhës ka arrestuar një shofer i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, si edhe pasagjerin, pasi kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Sipas njoftimit të policisë, T.L, 24 vjeç dhe E.N, 26 vjeç, të dy banues në Mirditë, janë vënë në pranga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Njoftimi i policisë:

Mirditë

Policia Rrugore e Lezhës vë në pranga një drejtues mjeti dhe pasagjerin.

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, nuk iu bind urdhrit të Policisë për shoqërim në ambientet e Policisë dhe në bashkëpunim me pasagjerin kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, por vihen në pranga.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë u arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. L., 24 vjeç dhe E. N., 26 vjeç, të dy banues në Mirditë.

Arrestimi i tyre u bë pasi shtetasi T. L., duke drejtuar mjetin e tij, pas testit të alkoolit ka rezultuar në gjendje të dehur dhe në momentin që shërbimet e Policisë do ta shoqëronin në Komisariat, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. N., pasagjer në mjet, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por janë shoqëruar forcërisht nga këta të fundit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë të rendit publik” dhe “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.