E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në New York avokati shqiptar, kërkohej për mashtrim në Shqipëri
Lajme

Arrestohet në New York avokati shqiptar, kërkohej për mashtrim në Shqipëri

Një avokat shqiptar është arrestuar në Shtetet e Bashkuar të Amerikës. Avokati Gazmir Xhurxhi është arrestuar më 9 janar, jashtë rezidencës së tij në Brooklyn pasi kishte thyer afatin e vizës dhe në Shqipëri kërkohet për mashtrim

Autoritetet e zyrave të emigracionit arrestuan Xhurxhin pa incidente më 9 janar. Më 3 tetor 2018, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së e pranuan Xhurxhin në Shtetet e Bashkuara në Nju Jork si vizitor joemigrues me autorizim për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara për një periudhë të përkohshme që nuk kalon 2 Prill 2019. Por Xhurxhi qëndroi në Shtetet e Bashkuara pas kësaj date pa autorizim

Me të marrë paratë nga klienti, Xhurxhi e siguroi këtë të fundit se marrëveshja me bankën ishte arritur dhe se pas pagesës së 17 milion lekëve klienti nuk kishte për të paguar këste për një vit. Mashtrimin e avokatit klienti me iniciale H.D e ka kuptuar vetëm në momentin që Përmbarimi shkoi për ti marrë pronën e lënë për kolateral.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.