Arrestohet në sallën e Gjyqit prokurori! Emri
Prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli, është ndaluar ditën e sotme në sallën e gjyqit, pasi dyshohet se ka kryer korrupsion.
Ndalimi i tij është bërë sot në sallën e gjyqit pas urdhrit të lëshuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se prokurori Çoçoli ka kryer korrupsion pasiv.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ndaluar prokurorin Spartak Çoçoli në sallën e gjyqit. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion”, ku momentalisht është në komisariatin e Gjirokastrës.
Edhe më parë, prokurori Çoçoli është ndaluar për të njëjtën vepër penale. Në korrik të vitit 2018, prokurori Çoçoli është akuzuar nga prindërit e një vajze 17-vjeçare se u kishte marrë 1 mijë euro për të zgjidhur çështjen e rrëmbimit të vajzës së tyre.
Nëna e 17-vjeçares, përveç rryshfetit, e akuzoi prokurorin se kishte ushtruar edhe shunë fizike ndaj saj, pasi kishte përfunduar seanca gjyqësore. Por këto akuza prokurori Çoçoli i ka mohuar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



