E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Lajme

Arrestohet në Tiranë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Pjesë e grupit të Ergys Dashit që u ekzekutua në Ekuador

Një 26-vjeçar  i shpallur në kërkim ndërkombëtar  si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar në Tiranë.

Stivi Filoli  akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa dyshohet se ai ka qene pjesë e grupit të Egys Dashit, i cili u vra në Ekuador në janar të vitit 2022. Ky grup kriminal u godit disa ditë më parë në Itali, ku u ndaluan 11 persona.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST. Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.