Arrestohet në Turqi i shumëkërkuari Ibrahim Lici!
Autoritetet shqiptare kërkojnë me urgjencë ekstradimin
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare Ibrahim Lici është arrestuar në Turqi ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda. Arrestimi është bërë nga autoritetet turke më 19 tetor të këtij viti, ndërsa rezulton se ishte larguar në Turqi që në 24 korrik të vitit të kaluar.
Menjëherë pas marrjes së informacionit për kapjen e tij në Turqi, autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e tij në Shqipëri për tu përballur me drejtesinë.
Ibrahim Lici, djali i Mustafa Licit, dyshohet si autori kryesor i vrasjes së dy vëllezërve Bilali në Shkodër, por edhe për bashkëpunim në ekzekutimin e Endri Mustafës në maj 2021.
Pas ngjarjes policia arrestoi Arsen Stojkun 29 -vjeç dhe Mislim Ramën 23 -vjeç, ndërsa kishte shpallur në kërkim Ibrahim Licin. Të gjithë bashkë, referuar provave policore, dyshohet se morën pjesë në ekzekutimin e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali më 30 mars 2019 ne Shkodër.
Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.
Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali.
Emri i Ibrahim Licit si autor vrasje dyshohet se doli edhe nga dëshmia e Ergys Maljas para grupit hetimor, pasi pak ditë pasi u arrestua, ai akuzoi Ibrahim Licin si autor të vrasjes së Endri Mustafës.
Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar direkt mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



