Arrestohet një nga autorët, makina e tij u përdor në shpërthimin me tritol në Kamëz
Një 58-vjeçar është arrestuar këtë të dielë pasi dyshohet se është autor i shpërthimit të tritolit dje (18 nëntor) në lokalin e Oltjon Muçajt në Kamëz.
58-vjeçari me iniciale B.M ka rënë në prangat e policisë pasi makina tip “Audi” që u përdor nga autorët për t’u larguar rezulton se është në pronësi të tij.
Kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë identifikuar këtë fakt dhe më pas ka ardhur arrestimi i 58-vjeçarit. Hetuesit nuk e kanë akoma të qartë rolin e tij, pasi ai vetë nuk ka folur, nuk ka deklaruar asgjë.
Ka dyshime se ai mund të ketë pasur rol vëzhguesi ose personi i dytë që ka drejtuar makinën. Grupi hetimor, thotë se është pranë identifikimit dhe të personit qe shfaqet ne video teksa ndez fitilin e tritolit dhe e hedh tek lokali.
Njoftimi i policisë:
B. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një lokal në rrugën “Donald Trump”, në Kamëz, ku shpërtheu lëndë plasëse
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



