Arrestohet një shqiptar në një operacion antidrogë në Spanjë
Ditën e sotme Policia e Spanjës ka finalizuar një operacion të gjerë antidroge ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë. Nga raportimet e autoriteteve përkatëse mësohet se nga operacioni janë arrestuar 2 zhytës nga marina peruane dhe një ish-detar tregtar, pasi u përpoqën të shkarkonin një arkë me kokainë, që ishte fshehur në helikat nënujore të një anije tregtare, e cila vinte nga Callao.
Bëhej fjalë për 72 kilogramë lëndë narkotike!
Personat në fjalë udhëtuan në portin e Avilés, në Asturias, por përfunduan në prangat e policisë. Të arrestuarit peruanë u identifikuan si Meneses López, Edgar Sotomayor Urcuhuaranga dhe Luis Vasconsuelo Rodrigo.
Përveç tyre në pranga ka rënë edhe një shqiptar, vlonjati Auron Dule siç raportojnë mediat vendase.
Teksa peruanët shkarkonin drogën, shqiptari Auron Dule po i priste në automjet.
Víctor Meneses López dhe Edgard Sotomayor ishin teknikë zhytjeje dhe shpëtimi (BSA), që punonin për Marinën Peruane. I arrestuari i tretë peruan, Luis Vasconsuelo Rodrigo, është një ish-anëtar i marinës tregtare të Perusë.
Prania e shqiptarit Auron Dule ka tërhequr vëmendjen e zyrtarëve të UDYCO-së, sepse ai është një person që kërkohej ndërkombëtarisht për përfshirje në një organizatë ndërkombëtare, që shpërndan kokainë në Evropën Lindore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



