E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet numëruesi 35-vjeçar, që ndryshoi të dhënat e fletëve të votimit me 25 prill 2021
Lajme

Arrestohet numëruesi 35-vjeçar, që ndryshoi të dhënat e fletëve të votimit me 25 prill 2021

Akuzohet se falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, arrestohet në Pikën Kufitare të Qafë Thanës 35-vjeçari, numërues votash, i cili ishte shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin: E. Z., 35 vjeç, banues në Rrajcë, Librazhd.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë) që kanë patur si detyrë numërimin e votave gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.