E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet palestinezi që vrau vajzën e tij në Tiranë
Lajme

Arrestohet palestinezi që vrau vajzën e tij në Tiranë

Arrestohet në Liban Fadi Alëan, shtetas palestinez, i cili vrau me thikë vajzën e tij 24-vjeçare në një apartament të marrë më qira në rrugën Gjon Muzaka në Tiranë.

Ai u arrestua për qëllime ekstradimi drejt Shqipërisë ku do të përballet me akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ndaj Fadi Alëan gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi Fadi Alëan në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen Rayan Alëan.

Trupi i pajetë i të resë u tërhoq nga të afërm pas dy muajsh qëndrimi në morg.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.