E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pas 7 vitesh i kërkuari me dy emra!
Lajme

Arrestohet pas 7 vitesh i kërkuari me dy emra!

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 38-vjeçarin Febjus (Dritan) Dauti, i cili kërkohej prej vitit 2015, i akuzuar për tentativë të trafikimit të lëndës plasëse.

Më 17 janar të atij viti, ai së bashku me 3 shtetas të tjerë  u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.  Policia vendosi në pranga bashkëpunëtorin e tij Bledar Plaku, më 18 tetor 2022.

Ndërsa sot (24 tetor) është arrestuar edhe 38-vjeçari, i cili rezulton i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë:

Lokalizohet dhe vihet në pranga nga Komisariati i Policisë Durrës, një i kërkuar tjetër për tentativë për trafikim të lëndëve plasëse.

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative, mbi vendndodhjet e një shtetasi të kërkuar, bënë lokalizimin dhe ndalimin e Febjus (Dritan) Dautit, 38 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse dhe helmuese”, kryer në bashkëpunim.

Më 17.01.2015, 38-vjeçari, së bashku më 3 shtetas të tjerë, u konstatua duke transportuar 3 kallëpe lënde plasëse.

Si rezultat i punës policore për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të kësaj ngjarjeje, shërbimet e Policisë së Durrësit vunë në pranga, më 18 tetor 2022, shtetasin Bledar Plaku, njëri nga bashkëpunëtorët e shtetasit Febjus (Dritan) Dauti, të vënë në pranga ditën e sotme.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme

Ngjarja në vitin 2015

Febjus Dauti, Asllan Plaku, Bledar Plaku dhe Dashnor Dumani u zbuluan pas përgjimeve të bëra.

Arrestimi i tyre u bë më 17 janar ne autostraden Durres-Tirane ku ne zonen ne afersi te mbikalimit per kembesor ne Shen Vlash u konstatua Febjus Dauti dhe nje person tjeter qe mbante ne dore nje qese të kuqe.

Ne ate moment kane nderhyre oficeret e policise te cilet kapen ne duart e tij tre kallepe ne trajte cilindrike me permasa te ndryshme te mbeshtjelle me natriban te zi me dy fije te dala nga pjesa e trupit.

Keto material rezultuan lende shperthyese e llojit eksploziv C4.

“Në datë 17.01.2015 në orën 16.20 në autostradën Durrës-Tiranë, në zonën në afërsi të mbikalimit për këmbësor në Shën Vlash, u konstatuan shtetasi Fabjus ( Dritan) Dauti, një person tjetër rreth moshës 30 vjec, i cili mbante në dorë një qese të  kuqe. Në këto moment kanë ndërhyrë oficerët e policisë, të cilët kapën në duart e tij tre kallëpe, në trajtë cilindrike, me përmasa të ndryshme, të mbështjellë me natriban të zi, me dy fije të dala nga pjesa e trupit. Këto material dyshohet se janë lëndë shpërthyese e llojit eksploziv C4. Në momentet e këmbimit të lëndës plasëse kanë qenë të pranishëm dhe janë kapur nga policia edhe shtetasit e dyshuar Dashnor Dumani, Bledar Plaku e Asllan Plaku. Sa më sipër është kryer arrestimi në flagrancë i shtetasve, si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” parashikuar nga neni 282/a/2 i K.Penal”, u njoftua në atë kohë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.