E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet pas muajsh në arrati ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt
Lajme

Arrestohet pas muajsh në arrati ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt

Pas disa muajsh në kërkim, është arrestuar Eraldo Fizi, ish-bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, 25-vjeçares nga Lezha e cila humbi jetën disa muaj më parë në rrethana tragjike.

Fizi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet që prej muajit mars, ndërsa arrestimi i tij është bërë i mundur pas bashkëpunimit mes strukturave të Policisë në Tiranë dhe Lezhë.

Sipas informacioneve të bëra publike, ndaj tij rëndon dyshimi se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij. Pas ngjarjes, Nikollaj kishte konsumuar medikamente dhe më pas kishte ndërruar jetë në spital.

Për arrestimin e Fizi-t është bashkëpunuar edhe me familjarët dhe avokatin e tij, duke mundësuar dorëzimin e tij te autoritetet.

Aktualisht, Eraldo Fizi ndodhet në Lezhë, ndërsa pritet që të transferohet në Tiranë, ku do të vijojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Hetimet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.