E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Familjarja e ish-bashkëshortit të Xhuana Nikollajt: E pritëm lajmin me ulërima
Lajme

Familjarja e ish-bashkëshortit të Xhuana Nikollajt: E pritëm lajmin me ulërima

“S’ka pasur dhunë, kushdo që hyn në këtë familje si nuse është bekim”

Pas transmetimit të emisionit Me Zemër të Hapur, opinioni publik është përfshirë nga emocione të forta pas dëshmisë së dhimbshme të familjarëve të Xhuana Nikollajt.

Vetëm një ditë pas përcjelljes për në banesën e fundit të së resë, babai i saj vendosi të flasë publikisht, duke ndarë një rrëfim të ngarkuar me dhimbje. Ai tregoi për bisedën e fundit me të bijën, një komunikim i zakonshëm në dukje, por që sot merr një tjetër kuptim. Sipas tij, ajo nuk kishte dhënë asnjë shenjë të qartë për shqetësime apo probleme, duke e bërë edhe më të vështirë për familjen të kuptojë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.

Familjarët kanë zgjedhur t’i besojnë drejtësisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa rrëfimi i tij i thjeshtë, por i sinqertë, ka ngritur shumë pikëpyetje mbi rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.

Ndërkohë, zhvillimet kanë vijuar me publikimin e detajeve të tjera që rëndojnë më tej situatën, përfshirë dyshime për dhunë dhe episode të mundshme që mund të kenë paraprirë ngjarjen. Këto elemente kanë shtuar ndjeshëm interesin publik dhe kërkesën për transparencë.

Në të njëjtin emision, është transmetuar edhe një tjetër dëshmi, këtë herë nga një familjare e ish-bashkëshortit të së ndjerës, Eraldo Fizi. Ajo ka reaguar ndaj aludimeve për dhunë, duke i mohuar kategorikisht këto pretendime dhe duke përshkruar familjen si të qetë dhe të respektueshme.

Në rrëfimin e saj, familjarja u shpreh se kishte qenë pranë çiftit në momentet më të rëndësishme të jetës së tyre, si fejesa dhe martesa, duke i kujtuar ata si një çift të lumtur. Ajo theksoi se, sipas përvojës së saj shumëvjeçare brenda familjes, nuk kishte pasur asnjëherë shenja dhune.

Megjithatë, ajo pranoi se ngjarja ka tronditur thellë të gjithë familjen, e cila, sipas saj, ndodhet në gjendje shoku dhe dhimbjeje të madhe. Ajo shtoi se shumë rrethana mbeten ende të paqarta, përfshirë edhe largimin e papritur të Eraldos pas ngjarjes.

Në fund, mesazhi i saj u drejtua veçanërisht të rinjve, duke theksuar se dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje, pavarësisht situatave të vështira që mund të përjetohen.

“I shpreh familjes ngushëllime. Jemi të shokuar për shumë arsye. Kam qenë shumë afër në ceremoninë e fejesës, dasmës. Një çift i lumtur, që shihnim në sytë e tyre vetëm dashuri. I shpreh ngushëllime familjes, për të përballuar këtë dhimbje të madhe, që nuk ia uroj kurrë as hasmit. Dua të jem e sinqertë. Kam 40 vite që jam e martuar në këtë familje. Janë familje e mrekullueshme, nuk janë të dhunshme. Kurrë nuk e kishim menduar kurrë. Të gjitha do të sqarohen nga drejtësia, por ajo nuk kthehet më. Kushdo që hyn në këtë familje si nuse është bekim. E morëm vesh lajmin përmes televizorit. Me ulërima kur e mora vesh, më duket e pabesueshme. Nuk shpreh dot fjalë nga dhimbja. Unë përsa di, nga ajo çka kam parë unë me sy, dhimbjen e kanë dhe familja e djalit. Nuk kanë pasur raste dhune. Nuk besoj se ka pasur dhunë. Ne nuk e dinim se ishin ndarë, u shokuam kur ndodhi ngjarja. Ai punonte nga Mali i Zi. Nuk besoj se ka qenë në Itali. Ishin të gjithë si familje që punonin. Jemi të shokuar. Eraldon e kam takuar që kur u bë dasma. Pas ngjarjes kam folur me familjarët tanë. Familja e Eraldon janë të shokuar, vetëm qajnë. U duket e pabesueshme. Se di pse u arratis Eraldo. Eraldo pësoi pak para dasme një paralizë faciale. Nuk e dimë si ndodhi kjo gjë, kemi një javë pa gjumë. Kam një mesazh për gjithë rininë, nuk është zgjidhje dhuna, nëse ka pasur një të tillë. Janë njohur që në adoleshencë, që në vit të tretë në gjimnaz. Kam parë vetëm lumturi te sytë e tyre. Nuk mendoj se një nënë mund të bëjë këtë gjë djalit, që të dhunojë nusen e tij. Ish-vjehrra e saj është shumë e ndjeshme, e dhimbsur shumë. Ajo ishte aq e lumtur kur i bëri dasmën të dyve.”, shprehet familjarja e çiftit Fizi.

Ngjarja vijon të mbetet në qendër të vëmendjes publike, ndërsa pritet që hetimet zyrtare të hedhin dritë mbi të vërtetën dhe përgjegjësitë konkrete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.