Arrestohet pas një viti 48-vjeçari, kanosi me armë zjarri babë e bir në Dibër
Një shtetas 48 vjeç u arrestua në Dibër, pasi ka kanosur me armë zjarri babë e bir për çështje të pronësisë.
Ky shtetas në vitin 2018, në fshatin Hotesh, për motive pronësie ka kanosur me armë shtetasin B.Sh, dhe A.Sh (babë e bir).
Në ngarkim të këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër datë 20.03.2018 ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake në ambiente publike” dhe “Kanosja” të parashikuar nga nenet 278/1 dhe 84 të Kodit Penal.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



