Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi vodhi 53 mijë euro
Arrestohet përmbaruesi Fatos Alimadhi, i akuzuar për “Mashtrim” me pasojattë rënda, pasi kapërvetësuar rreth 53 mijë euro të shtetasit A.N. nga shuma e ankandit një apartamenti në Tiranë |
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e shtetasit A.N.
Në muajin shtator sipas hetimeve hezulton qe Alimadhi ne llogarine shërbimit përmbarimor, të ketë tërhequr shumën e eurove nga llogaria e klientit duke lënë me gisht në gojë klientin që kishte paguar për ankand me shpresën për të blere apartamentin.
Por surpriza e hetimit ka rezultuar nga veprimet hetimore, pasi përmbaruesi privat Alimadhi nuk ka vënë në dispozicion të hetimit dosjen përmbarimore duke e fshehur.
Fakti që shuma mungon provohet nga dokumentacioni i bankes.

Surpriza e dytë gjate procesit hetimor është se përmbaruesi Alimadhi ka shitur shumë më ulët apartamentin e shtetasit A. N. nga vlera e ankandit të përcaktuar në ligj.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur shtetasin Fatos Alimadhi, përmbarues privat, për veprën penale të “Mashtrimit” me pasoja të rënda dhe pritet arrestimi i tij.
Përmbaruesi Alimadhi sipas informacioneve ka mashshtruar edhe klienë të tjerë duke u vjedhur shuma të konsiderueshme dhe ka disa kallzime nga qytetare te ndryshëm. /PUBLIK.live/Jona Dusha
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




