E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet personi që ndihmoi autorin të arratisej
Publik News

Arrestohet personi që ndihmoi autorin të arratisej

Është arrestuar ditën e sotme shtetasi B.Xh. i cili dyshohet se ka ndihmuar autorin që ka plagosur 50-vjeçarin, D.M  ditën e djeshme në qytetin e Fierit.

Sipas policies B.Xh 49 vjeç ka ndihmuar autori  e plagosjes që të largohet nga vendi i ngjarjes.

“Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari. Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.

Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak. Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, shkruhet në njoftimin e policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.