Arrestohet reperi i famshëm amerikan.I gjetën drogë në valixhe
Reperi amerikan Lil Pump më i suksesshmë për momentin autori i hitit ‘Gucci Gang’ është arrestuar.
Fluturimi i tij për në Los Angeles është ndërprerë sepse agjentët e TSA gjetën drogë në valixhet e tij.
Burime pranë TMZ thonë se ai dhe ekuipazhi i tij kishin hipur të gjithë në avion, por një stjuardesë u tha se kishte një problem.
Reperi dhe stafi i tij zbritën dhe u pyetën nga policët për drogën e gjetur tek valixhet e tij dhe e arrestuan.
Fluturimi u vonua për një orë dhe reperi është ende duke u marrë me policët për këtë çështje.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



