E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Ronaldinho
Publik News

Arrestohet Ronaldinho

Legjenda e Brazilit, Ronaldinho është arrestuar në Paraguai pasi dyshohet se ka përdorur dokumente false për të hyrë në vendin e Amerikës së Jugut.

39-vjeçari, i cili fitoi Kupën e Botës me Brazilin në 2002, u arrestua në Resort Yacht & Golf Club Paraguayo së bashku me vëllanë e tij, Roberto, mbrëmjen e së mërkurës.

Sipas ‘La Nacion’, në hotel u gjetën pasaporta që mbanin emrat e Ronaldinhos dhe Robertos me kombësi paraguaiane.Në deklaratën zyrtare të policisë paraguaiane thuhet se Ronaldinho dhe rrethi i tij ishin ftuar në Paraguai nga pronari i kazinosë Nelson Belotti.

Ish-lojtari i Brazilit do të merrte pjesë në disa evente publicitare dhe i është dashur pasaporta paraguaiane, pasi ajo braziliane i është hequr nga autoritetet e vendit të tij. Brazili i hoqi pasaportën bashkë me të vëllanë e tij, pasi të dy ndërtuan rrjeta peshkimi në një liqen të mbrojtur nga shteti si pasuri natyrore.Pavarësisht se nuk ishte në gjendje të largohej nga Brazili, Ronaldinho u zbulua si një nga ambasadorët e rinj të vendit për turizmin në shtatorin e vitit të kaluar.Ronaldinho ka një karrierë të pasur ku ka fituar Ligën e Kampionëve, La Ligan, Serie A dhe Copa Libertadores, ndërsa ka fituar Topin e Artë të 2005-s si dhe “Lojtari i vitit” nga FIFA në vitet 2004 dhe 2005.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.