E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet shoferi 30-vjeçar i aksidentit në Astir
Flash

Arrestohet shoferi 30-vjeçar i aksidentit në Astir

Është vënë në pranga shoferi i makinës, që përplasi ditën e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë, një shtetas, i cili ende nuk është identifikuar. Shoferi i mjetit është një 30-vjeçar me iniciale P.M, banues në Durrës.

Ai akuzohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen një person, teksa në vijim do të shihet me kujdes edhe përgjegjësia e tij në këtë aksident, pasi siç duket në  video:

këmbësori, që ka mbetur i vdekur, ka kaluar në një zonë rreptësisht të palejuar për këmbësorët.

Në vijim pritet të identifikohet viktima e këtij aksidenti të ndodhur në rrugën “Teodor Keko”, ku siç duket në video, viktima është ngritur disa metra në ajër nga makina. Fatmirësisht, një tjetër këmbësor, që ka tentuar të kalojë rrugën, ka arritur të shmangë aksidentin.

NJOFTIMI – “P. M. (M)., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën “Teodor Keko”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.