Arrestohet “skifteri” Shkodranë duke pirë kafe/ Policia e kërkonte prej kohësh
Policia e Shkodrës ka arritur të arrestojë një të ri me inicialet D.H. i cili ishte kthyer në kërkim për vjedhje të disa banesave.
Sipas autoriteteve policore, D.H. kishte vjedhur disa banesa, dhe ishte pjesë e një grupi prej 3 personave, njëri prej të cilëve është arrestuar më herët. Po të njëjtat burime raportojnë se janë në kërkim të anëtarit të tretë të këtij grupi hajdutësh, që dyshohet të të ketë kryer 40 vjedhje.
I arrestuari D.H mësohet se ka qenë disa herë i arrestuar për vjedhje, ndërsa policia i ka vënë prangat teksa po ulej në një lokal për të pirë kafe. Policia po punon për kapjen e anëtarit të tretë të grupit të “skifterëve” shkodranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



