E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet  “skifteri”22 vjeçar shqiptar,për grabitjen e  mijëra eurove
Lajme

Arrestohet “skifteri”22 vjeçar shqiptar,për grabitjen e mijëra eurove

Një 22 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët e Casalotit, pasi rezultonte në kërkim evropian për një sërë vjedhjes. I riu akuzohet se ka kryer vjedhje të shumta në Gjermani midis 2016 dhe 2018.

Të paktën, ai është përfshirë në 6 vjedhje dhe dy të tjera në tentativë me një vlerë totale prej 190 mijë eurosh, përveç dëmeve materiale të shkaktuara ndaj aktiviteteve sipërmarrëse të prekura me shumën e mbi 300 mijë euro.

Vjedhjet, i riu shqiptar i ka kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Shënjestër e grabitjeve të tyre ishin kryesisht lojërat e fatit, ku vidhin paratë brenda makinerive.

Dje në mbrëmje, në një pikë kontrolli të trafikut, u ndalua edhe 22 vjeçari, që rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën.

Ai u arrestua dhe u burgos nga “Regina Coeli” në pritje të vendimit të gjyqtarit i cili do të vendosë për ekstradimin e tij në Gjermani “

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.