E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/ Ky është shefi i Komisariatit i arrestuar në Laç, “krahu i djathtë” i Gëzim Çelës
Lajme

Foto/ Ky është shefi i Komisariatit i arrestuar në Laç, “krahu i djathtë” i Gëzim Çelës

Ditën e sotme, Policia e Shtetit në bashkëpunim më SPAK ka organizuar një megaoperacion në disa qytete të vendit, përfshirë edhe Laçin. Si rezultat, në pranga ra shefi i komisariatit të Laçit dhe është personi që shihni më poshtë në foto.

Dritan Meta është arrestuar nën akuzat si mbështetës i i grupit të strukturuar kriminal të drogës që dyshohet se drejtohet nga i shumëkërkuari Gëzim Çela.

Ndërkohë theksojmë se megaoperacioni dështoi në arrestimin e “kokës” së trafikimit të drogës. Gëzim Çela, Roland Muza dhe Arben Dalipaj janë shpallur në kërkim, ndërsa deklarata zyrtare shprehin se ata ndodhen jashtë shtetit.

Mund të cilësohet si një dështim operacioni i sotëm i policisë së Shtetit në bashkëpunim me SPAK, për arrestimin e Gëzim Çelës dhe personave të tjera.

Gjatë një konference për mediat, kryepolici Muhamet Rrumbullaku ka bërë të ditur se në pranga është vënë vetëm shefi i Komisariatit të Laçit, Dritan Metaj, ndërsa tre personat e tjerë drejtues të grupit kriminal, janë në kërkim pasi nuk janë gjetur.

Rrumbullaku tha se, për këta persona është dhënë masa e sigurisë nga Gjykata e Posaçme.

I arrestuar:

Dritan Metaj

Në kërkim:

Gëzim Çela

Arben Dalipaj

Roland Muza

‘Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shefin e Komisariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj, ndërsa 3 shtetasit e tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim me homologët dhe me agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare, po punon intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tyre, pasi nga informacionet dhe verifikimet e deritanishme rezulton se këta 3 shtetas janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera’, tha sot drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

 Ndërkaq në muajin gusht 2023, në kuadër të operacionit ‘Flakë në det’ u arrestuan:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë; 

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë;

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë;

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.