E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim
Publik News

Arrestohet vlonjati i shpallur në kërkim

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e sotme një 42-vjeçar, i dënuar me 6 vite burg në fushën e narkotikëve.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Agron Velaj, i cili në muajin janar të vitit 2015, u kap me 150 kg cannabis sativa.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion policor për kapjen e personave në kërkim.

Gjatë operacionit policor të koduar “Novosela” u kap dhe u vu në pranga i kërkuari në fushën e narkotikëve, i dënuar me 6 vite burg.

Specialistët për Hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të kërkuar dhe të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Novosela”, në kuadër të të cilit u bë kapja dha arrestimi i shtetasit në kërkim:

Agron Velaj, 42 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Ky shtetas u kap në zonen e Novoselës, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 vite burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Ngjarja i referohet muajit janar të vitit 2015, kur u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike cannabis sativa (150 kg), në banesën e shtetasit Agron Velaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.