E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish- deputetit socialist Rrahman Rraja.
Lajme

Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish- deputetit socialist Rrahman Rraja.

Arrestohet Xhelal Rraja, vëllai i ish- deputetit socialist Rrahman Rraja.

Rraja ishte shpallur në kërkim, pasi gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, në vijim të operacionit “Revanshi”, për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Xhelal Rraja në bashkëpunim me Durim Bamin, i konsideruar si i forti i Niklës, Indrit Doklen dhe Marklen Hakën thurnin plane për vrasjen e ish deputetit socialist Arben Ndoka. Ky I fundit është në kërkim ndërkombëtar.

Xhelal Rraja është babai i Ramazan Rrajës, i cili është arresrtuar më herët si pjesë e grupit kriminal që organizoi atentatin ndaj automjetit të ish prokurorit Arjan Ndoj, duke e lënë të plagosur atë dhe mikun e tij Aleksandër Laho i njohur si Rrumi, ndërsa mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.