E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arsenal mbetet me 10 lojtarë, Chelsea nuk ia del të fitojë
Publik News

Arsenal mbetet me 10 lojtarë, Chelsea nuk ia del të fitojë

Ka përfunduar derbi britanik për javën e 24 të Premierë League. Chelsea dhe Arsenal janë ndarë në barazim 2-2 në një ndeshje për të mos u harruar. Serinë e golave e hapi Jorginho, i cili në minutën e 28 kaloi në avantazh Chelsea nga pika e bardhë e penalltisë. Me avantzahin e një goli u mbyll edhe pjesa e parë e kësaj super sfiden.

Në pjesën e dytë, Martinelli barazoi shifrat për Arsenalin duke mbajtur të hapur takimin. Por në minutën e 84 Chelsea kaloi sërish në epërsi me Azpilicueta.

Avantazhi i bluve të Londrës nuk zgjati shumë, pasi Hector Bellerin barazoi shifrat për Asenalin në minutën e 87, duek shpëtuar ekipin e tij nga një humbje e sigurtë. Për më shumë se 70 minuta, Arsenali luajti me 10 lojtarë, pasi David Luiz u ndëshkua me karton të kuq.

me këtë barazim, Chelsea mban vendin e katërt me 40 pikë, ndërsa Arsenali renditet në vendin e 10 me 30 pikë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.