E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arta Marku ‘justifikon’ ndryshimet në Prokurori: Ndodhemi në një proces historik
Lajme

Arta Marku ‘justifikon’ ndryshimet në Prokurori: Ndodhemi në një proces historik

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ditën e sotme ka paraqitur ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një njoftim shpërndarë nga zyra e shtypit e kryeprokurores, mësohet se Marku ka pasur një takim pune me prokurorët dhe drejtorët.

Në njoftim thuhet se ndryshimet janë kryer pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërish në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

“Gjithashtu ndryshimet janë bërë mbështetur në rregullimin e veprimtarisë së prokurorisë nga kjo reformë, sipas dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”.

Angazhimi tërësor dha sukses, kryesisht në ngritjen në rang drejtorie të Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve.

Në këtë drejtori, sektori i hetimit disiplinor, krijohet pas thuajse një viti si risi dhe në përputhje me kërkesën e posaçme të dispozitave kalimtare të Ligjit 97/ 2016, neni 160, pika 5.”, -thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokurori i Përgjithshëm, Arta Marku ka theksuar se kjo drejtori, do të ofrojë kapacitetet më të mira në funksion të hulumtimit të problematikave gjatë zbatimit të ligjit në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm.

Po ashtu, ajo është shprehur se kjo drejtori do të reflektojë gjithashtu udhëzimet me karakter të përgjithshëm të Kryeprokurorit, elaburimin e fushave ku mund të ndërtohen projekte të së ardhmes së prokurorisë, në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të burimeve të prokurorisë.

“Në përputhje me të drejtën e informimit publik dhe rolin e pazëvendësueshëm të medias, saktësojmë ndryshimet në strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Drejtoria Gjyqësore;

2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;

4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;

5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.

6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Në mbledhje u prezantua edhe Kabineti i Prokurorit të Përgjithshëm.”, -thuhet më tej në njoftim.

“Trupa e prokurorëve ndodhet përpara procesit historik të rivlerësimit për vetë prokurorët dhe tërë sistemin e drejtësisë. Mbështetje të vendosur për çdo prokuror për të vazhduar me përkushtim ushtrimin e funksioneve, që procesin e rivlerësimit ta shohin jo si ndëshkim, por si mundësi për dinjitet, reputacion për vete dhe institucionin. Ky proces është i domosdoshëm për të përmirësuar problematikat e të shkuarës dhe për të vazhduar me forcë përpara në shërbim të interesave madhore të përbashkëta” – ka deklaruar Marku në takim.

Marku ka çmuar me bindje mundësimin e përparimit të vazhdueshëm të prokurorisë në garantim të zbatimit të ligjit dhe përmbushjen e misionit të saj kushtetues.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.