Arta Marku kritikon fort prokurorët e Tiranës për zvarritjen e dosjeve
Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar sot fort punen e bere nga prokuroret e Tiranes, teksa ka qene e pranishme ne analizën e Prokurorisë së Tiranës dhe asaj të Apelit. Ne krah te saj ka qene edhe kreu i KLP, Gent Ibrahimi.
Ne fjalen e mbajtur, Marku ka deklaruar se “nuk jeni përqendruar aq sa duhet në hetimin e çështjeve të rëndësishme dhe mund të thuhet se në pak raste ndonjë prej tyre ka përfunduar me ngritje akuzash apo me dërgim për gjykim. Janë konstatuar zvarritje të pajustifikuara në hetimin e çështjeve, ka çështje të rëndësishme që rrinë prej vitesh në sirtarët e prokurorisë, me një mungesë të theksuar përgjegjësie”.
Sipas Markut, për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ka shumë pak çështje që janë regjistruar dhe aq më pak që të jenë dërguar për gjykim.
“Kjo situatë nuk i përgjigjet aspak realitetit dhe është një nga pikat e dobëta për të cilat Shqipëria ka marrë kritika të shumta nga komiteti Manival dhe mund të penalizohet. Pra hetimet janë të pakta dhe jo të suksesshme për këtë vepër penale. Për këto dhe për çdo problematike tjetër të konstatuar përgjegjësia është e secilit prej jush, është individuale dhe secili do të mbajë përgjegjësinë që i takojnë. Pasojat rëndojnë mbi qytetarin dhe më gjerë”- tha ajo.
Marku nenvizoi me tej se duhet vepruar shpejt, pasi keshtu nuk i lihet hapësirë spekulimeve.
“Kujdes me deklaratat publike për çështje të caktuara pasi rrezikoni të anashkaloni funksionin tuaj primar, atë të ndjekjes penale. Prokuroria nuk mund dhe nuk duhet ti përgjigjet me deklarata çdo ngacmimi që vjen nga politika. Përgjigja e duhur është nëpërmjet ushtrimit të funksionit kushtetues të ndjekjes penale, zgjidhjes së çështjes në kohë të arsyeshme dhe me profesionalizëm”- tha ajo.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



